Hamza i përgjigjet Kurtit: Ligji për Specialen nuk është i PDK-së

Hamza i përgjigjet Kurtit: Ligji për Specialen nuk është i PDK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Hamza tha se ligji nuk është i PDK-së dhe se çështjet që trajtohen përmes tij kanë ekzistuar para themelimit të kësaj partie.

“Kemi nevojë për disa sqarime. Ligji nuk është i PDK-së. Çështjet që i trajton ligji janë para se me ekzistu PDK-ja”, tha Hamza.

Ai theksoi se nëse gjatë shqyrtimit të projektligjit vlerësohet se ka nevojë për ndryshime apo plotësime, ato mund të bëhen gjatë procedurave parlamentare.

“Po që se ka nevojë diçka të shtohet, plotësohet, mund ta bëjmë gjatë procedurave. Është përgjegjësi ekskluzive e neve si deputetë me aprovu ligje”, u shpreh ai.

Hamza theksoi se beteja e parë e Kosovës duhet të zhvillohet në shkallën e Apelit, duke thënë se synimi duhet të jetë fitimi i rastit në këtë instancë.

“Beteja e parë e jona si shtet duhet me u bo në Apel. Rasti duhet mu fitu në Apel”, deklaroi kryetari i PDK-së.

demokracia.com

Leave a comment