0
Ndjekës në Facebook
0
Publikime në Facebook
0
Kërkime
0
Pjesëmarrës në Protestë

Protesta në Hagë!

Me datë 2 Pril, 2023, Një ndër organizatorët ``LIRIA JENI JU!`` ka organizuar Protestë mbarëkombëtare nga Diaspora në Hagë të Holandës, pran Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës, me moton LIRIA JENI JU!
Këtu u mbledhë mijëra protestues nga e gjithë Bota e Diaspores në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves të cilët po përballen padrejtësishtë me këtë Gjykatë.

Po ashtu në këtë datë, në Kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, është organizuar Protesta më e madhe ndonjëherë e organizuar nga ``LIRIA KA EMËR``, në mbështetje të krerëve te UCK-së, të cilët u bashkangjitën mbi 100.000 pjesëmarrës.

Liria Jeni Ju! Hashim Thaçi, Kadri Vesel, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Në mbështetje të Çlirimtarëve!

Ne do të jemi gjithmonë pranë jush që i dolët zot atdheut, që dhat jetën, që falët pjesë të trupit tuaj, që dhat fëmijët tuaj, për të vetmin qëllim – për liri.

Ne do të jemi me ju sepse LIRIA JENI JU!

Perfshihu dhe ti!

Nëse keni materiale të para dhe gjat luftës, kontributi i juaji do të ishte i mirëseardhur në të mirë të pasqyrimit të luftës tonë. Nëse dëshironi të kontribuoni, ju lutem të na dergoni me email: info@liriajeniju.com apo në faqen zyrtare të Facebook ``Liria Jeni Ju`` permes mesazhit.

Liria nuk erdhi vetëm, lirinë nuk na e sollën të tjerët, lirinë e sollën gjaku i dëshmorëve, lufta e vëllezërve dhe motrave tona, të cilët luftuan nën amblemën e UÇK-së për çlirimin e çdo pëllëmbe toke shqiptare, si dhe sakrifica e pashembullt e gjeneratave të tëra që për dekada të tëra sakrifikuan gjithçka.

SFIDA PËR LIRINË

Sfida për lirinë është një koncept i gjerë dhe përfshin shumë aspekte të ndryshme. Në esencë, sfida për lirinë është lufta për të siguruar dhe ruajtur të drejtat dhe liritë individuale dhe kolektive të njerëzve në shoqëri.

DISKRIMINIMI DHE MUNGESA E LIRISË

Një popull i okupuar nga një agresor natyrisht që nuk gëzon
asnjë nga liritë elementare, bazike dhe jetësore, mungesa e perspektivës dhe punës, mungesa e shkollimit elemetar, të mesëm dhe të lartë, mungesa e gjithçka jetike që nje popull e gëzon dhe duhet ta ketë, sjelli një revoltë të gjërë popullore e cila e ndryshon rrënjësisht situtaten në tërësi, kundrejt një diskriminimi, okupimi dhe gjenocidi. Bijtë më të mirë të Kombit vendosën që ti kundërvihen armikut në të gjitha format e mundëshme.

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

Clirimtarët e vendit ishin njerëz të përkushtuar, të vendosur dhe të guximshëm. Ata luftuan me vendosmëri për të përmbushur synimin e tyre për të shpëtuar vendin dhe popullin nga pushtuesit dhe për të garantuar të ardhmen e lirë dhe çlirimin e Kosovës dhe për brezat e ardhshëm. Dashuria për vendin tonë i bënin ata të gatshëm të japnin dhe jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

ÇLIRIMI I KOSOVËS

Lufta dhe clirimi i Kosovës u ndodhën në vitet 1997-1999. Lufta kryesore ishte midis forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila kërkonte pavarësi për Kosovën. Në këtë periudhë, SHBA-të dhe NATO luajtën një rol të rëndësishëm si aleatë kryesorë të Kosovës. NATO-ja, nën kryesinë e SHBA-ve, ngriti një fushatë ajrore në mars të vitit 1999 për të ndërhyrë në luften e Kosovës. Luftimi ajror i NATO-s, i quajtur Operacioni Allied Force, synonte të ndalojë gjenocidin kundër civilëve dhe të detyronte regjimin serb të tërhiqej nga Kosova për shkak të bombardimeve të NATO-së. Kështu, në luftën dhe clirimin e Kosovës, NATO-ja dhe SHBA-të luajtën një rol të rëndësishëm si aleatë kryesorë në mbrojtjen e popullsisë civile dhe në vendosjen e paqes në rajon.

SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ndërtimi i institucioneve të Kosovës ka qenë një proces i gjatë dhe sfidues. Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi,
Kosova ka punuar për të ndërtuar dhe konsoliduar strukturat shtetërore. Kjo përfshin themelimin e institucioneve kryesore si Qeveria, Kuvendi, Presidenca, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, etj.

Këto institucione kanë punuar për të zhvilluar dhe zbatuar ligjet, politikat dhe programet për përparimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i institucioneve është një proces i përhershëm, dhe vazhdimisht duhet bërë përpjekje për të adresuar sfidat dhe për të forcuar strukturat shtetërore në vend.

ZHVILLIMI EKONOMIK I KOSOVËS

Ndihma ekonomike dhe ndërtimi i infrastrukturës së Kosovës nga SHBA dhe BE, kanë dhënë ndihmë ekonomike të konsiderueshme për Kosovën e pas luftës. Përmes projekteve të zhvillimit dhe investimeve të ndryshme, SHBA-ja ka ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, në krijimin dhe në forcimin e institucioneve qeverisëse.

Protagonistët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Hashim THAÇI

President i Republikës së Kosovës
Ilindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt
Hashim Thaçi është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko-ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Nga viti 1997-1999, Hashim Thaçi ishte udhëheqës i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë cilësi, ai kryesoi delegacionin e Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur në Rambouillet të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999.
Hashim Thaçi është themelues dhe Kryetari I pare I Partisë Demokratike të Kosovës
Hashim Thaçi ka shpallur Kosovën shtet të pavarur më 17 shkurt 2008,
Para se të bëhej president, Thaçi ka qenë një vit Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme (2014-2015), si dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës në dy mandate (2007-2014).
Hashim Thaçi është President i Republikës së Kosovës, i zgjedhur më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës.
Detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.

Kadri VESELI

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
I lindur më 31 maj 1967, në Mitrovicë.
është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko-ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kadri Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 8 dhjetor 2014.
Para zgjedhjes së tij në postin e nënkryetarit të PDK-së, më 27 janar 2013, Veseli ka qenë në krye të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), i cili ishte pjesë e partneritetit, në fushën e sigurisë, me komunitetin ndërkombëtar për ndërtimin e paqes dhe të stabilitetit gjatë situatës së brishtë të pasluftës në Kosovë.
Ai u zgjodh si kryetar i PDK-së pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Ishte një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetës aktiv i Marrëveshjes së Paqes të nënshkruar në Rambuje (1999), ku Veseli ka qenë i angazhuar në cilësinë e këshilltarit të jashtëm të delegacionit të Kosovës.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017.

Dr. Jakup KRASNIQI

UD. I Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës
I lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Drenasit,
Është politikan shqiptar, Kryetar I Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-President i përkohshëm i Republikës së Kosovës.
I Burgosur Politik 1981-1991.
Gjat viteve te 90-ta, angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës.
Ministër në qeverinë e parë të Kosovës.
Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ishte zgjedhur Ministër I shërbimeve Publike.
Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
UD. I Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës - 28 Shtator 2010 - 22 Shkurt 2011)
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK, dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë

Rexhep SELIMI

Një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
I lindur më 15 Mars 1971 në Aqarevë të Skënderajt.
Rexhep Selimi është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Rexhep Selimi më 28 Nëntor 1997 ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së bashkë me Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqin në Llaushe te Skenderajt.
Në 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së operacioneve në SHP të UÇK-së. Më pas, Selimi ka qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Gjatë viteve 1999- 2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Nga viti 2000 deri në 2003 Rexhep Selimi ka qenë Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK.
Rexhep Selimi ka gradën gjeneral major. Pas largimit nga AAK-ja, disa vite me vone pra në vitin 2010 i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet deputet i Lëvizjes. Ai gjatë mandatit 2011-2014 ka qenë anëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Punë të mbrendshme dhe mbikqyrje të FSK-së.
 

-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
-Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë         dhe Bujanoc (UÇPMB)
-Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK)

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zanafillen e ka tek Lëvizja Popullore e Kosovës, ku fillet e saj datojnë që nga viti 1982. LPK-ja ishte organiztë Politike , ku  veprimtarinë e saj e realizoj brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Pas 14 vitesh aktivitete të LPK-së, merret vendim që më datë 17 Nëntor, 1994, të krijohet dhe të pagëzohet,  Ushtria Çlirimtare e Kosovës. . Po ashtu dizajnohet edhe ëmblema e UÇK-së.

Në hierarikinë e saj ngjitet Hashim Thaçi dhe zgjedhet Drejtor Politik I UÇK-së.

UÇK-ja  doli në skenë për herë të parë në Fshatin Llaushë të Skënderajt më datë 28 Nëntor 1997, në ditën e Flamurit Kombëtar shqiptarë, e prezentuar nga Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.

UÇK-ja krijoj, shtriu dhe udhëheqi luftën per çlirimin e Kosovës me një sukses të shumë të madh, deri në çlirimin e saj.  UÇK-ja arriti që aleat kryesor në mbështetje të luftës së drejtë për çlirim, t’a ketë NATO-në në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas çlirimit të Kosovës, nga Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u themeluan edhe dy Ushtritë për çlirimin e trojeve Shqiptare, ajo e Kosovës Lindore me 1999: Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në krye me Komandant të përgjithshëm,  Shefket Musliu, Dhe në Janar të vitit 2001, u themelua Ushtria Clirimtare Kombëtare për çlirimin e vendëbanimeve shqiptare të Iliridës. në krye me përfaqësuesin Ushtarako-Politik Ali Ahmetin.

UÇK-ja në krye me Hashim Thaçin arriti ti menaxhoj me shumë sukses bisedimet e Rambujes, që t  çliroj Kosovën, të shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe të krijoj Ushtrinë e re të Kosovës (Forcen e Sigurisë së Kosovës).

UÇK-ja me suksesin e saj u cilësua si guerilja më e suksesshmja në Botë.

Për Amerikën

Amerika është shteti kryesor i cili ka inicuar çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Me ndihmen e Lobit Shqiptaro-Amerikan si Hari Bajraktari, Gjim Gjema e shume të tjerë, ne vitin 1990,  Senatori Tom Lantosh dhe më vonë, 8 Senator në krye me Bob Dole, vizitojnë Kosovën për ta parë gjendjen reale të popullit shqiptarë në Kosovë.

Pas suprimimit të drejtave të Shqiptarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, pas demonstratave të vitit 1988-1990, ku aparati shtetëror Serb, kishte rrahur, maltretuar, burgosur e vrarë shumë shqiptar, kishte helmuar shumë nxënës e student nëpër shkolla, përjashtonte nga puna të gjithë punëtorët e organizatave punuese të cilët nuk ju bindeshin regjimit serb, rekrutet e ushtrisë i kthente të vrarë e të masakruar, e këtij terrori që ushtronte Sërbia mbi popullatën Shqiptare. Pas shumë këtyre ngjarjeve të cilët Kongresistët Amerikan, informoheshin nga Lobi Shqiptaro-Amerikan, Bob Dole, erdhi fizikisht dhe i pa për së afërmi vuajtjet dhe sakrificën për mbijetesë të popullit shqiptarë të Kosovës.

Pas njohjes së gjendjes në Kosovë, dhe takimit qe kishte me liderët e at’hershëm, filloi interesimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mblodhi dëshmi të mjaftueshme për ta ngritur qështjen e Kosovës në Senatin Amerikan. Në këto deshmi, kontribut të madh kanë dhanë edhe Senatorët Shirley Cloyes dhe Joe DioGuardi

Nga atu fillon mbështejta e parezervë e SHBA-ve për Kosovën.

Deklarata e Xhorxh Bush (I vjetër) në vitin 1992 kërcënon Serbinë siç njihej “Kërcënimi I Kërshëndellave” me fjalët: në rast të një ndërhyrje ushtarake jugosllave apo serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, Amerika do përgjigjej me vendosshmëri! Dhe po ashtu ndodhi. 7 vite pas, me 1999, bombardohet Serbia nga NATO në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas fillimit të luftës në Drenicë, në vitin 1997, UÇK-ja kishte nisë shtirjen nëpër shumë fshatra e qytete të Kosovës. Lufta po zgjerohej dhe makineria serbe, vrante e masakronte civil shqiptar.

Çështja e Kosovës filloj ngritej si temë në nivel të Administrates Amerikane dhe Evropiane. Pas shumë luftimeve e humbjeve jetësh të civilëve shqiptar, alarmohen SHBA-të, dhe BE.

Në krye të SHBA-ve, president ishte Bill Clinton dhe sekretare e shtetit Medelaine Olbright.

Holbrooke u emërua si i dërguar special i presidentit Clinton për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Në qershor 1998, në vatrat e luftës së Kosovës, ai takoi përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Takimi i Holbrooke më luftëtarët e UÇK ishte një pikë kthese në qëndrimet e politikës amerikane kundrejt UÇK-së.

Më 15 Janar, 1999, forcat serbe vranë e masakruan 45 shqiptar të fshatit Reçak. Një ditë pas kryerjes së masakrës, Amerikani William Walker, ambasadori  i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi:”Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të Natos në Serbi.

“Më 6 shkurt 1999, për herë të parë në histori, Kosova ishte e pranishme në një konferencë ndërkombëtare, të organizuar nga shtetet e Grupit të Kontaktit në Rambuje të Francës. Në krye të delegacionit të Kosovës, që përbënte forcat themelore politike, ishte përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi. Nisja e punimeve të Konferencës së Rambujesë, në kohën kur delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Hashim Thaçi si lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Konferenca e organizuar nga shtetet e Grupit të Kontaktit u finalizua në Paris, më 18 mars 1999, me nënshkrimin e dokumentit nga delegacioni i Kosovës dhe refuzimin nga ana e delegacionit të Beogradit. Ky refuzim nga delegacioni i shtetit serb bëri që Bashkësia Ndërkombëtare përmes aleancës më të fuqishme ushtarake të botës, NATO-s, në krye me SHBA-në, të fillonte bombardimet e pozicioneve ushtarake dhe policore të forcave serbe.

Holbrooke ishte i fundit që e takoi Miloseviq para sulmeve të NATO-s mbi Serbinë që filluan më 24 mars 1999. Duke mos u pajtuar me dështimin e tij për ta bindur Milosheviqin për marrëveshje, Holbrooke kërkoi nga Albright që të vazhdonte qëndrimin në Beograd dhe të vazhdonte negociatat, Albright e kishte urdhëruar që të largohet nga aty më së largu në mesditë. Nuk do t’i luteshin më shumë kasapit të Ballkanit.

Pas periudhës 78 ditore të bombardimeve, më 9 maj 1999, në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e kapitullimit të Jugosllavisë së mbetur të Sllobodan Millosheviqit. Më 12 qershor, Kosova shënon ditën e çlirimit dhe fillimin e rrugës drejt pavarësisë”,

SHBA-të ndihmuan Kosovën në krijimin e infrastruktures, ligjore, ekonomike e politike.

SHBA-të ndihmuan në krijimin e kushteve të shpalljes së Kosovës Shtet të Pavarur dhe Demokratik.

SHBA-të përdoren ndikimin e tyre dhe Kosovën e njohen zyrtarisht mbi 100 shtete të botës si  shtet I pavarur.

SHBA-të ndihmuan në krijimin e Ushtrisë së Kosoves (Forca e Sigurisë së Kosovës)

Për NATO-në

NATO u themelua në Uashington, D.C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 4 prill 1949. Në këtë ceremoni u nënshkrua Traktati i Atlantikut të Veriut nga 12 vendet themeluese të NATO-s: Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Kanada dhe 10 shtete të Evropës: Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar.

Selia qendrore e NATO-s është me qendër në Bruksel, në kryeqytetin e Belgjikës.

SHBA-të dhe NATO më 24 mars deri më 10 qershor 1999 i ishin bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës.

NATO-ja në krye me SHBA-të, intervinoi në Kosovë pas mungesës së një zgjidhjeje diplomatike për luftën e rëndë që po ndodhte në Kosovë. Forcat serbe nën udhëheqjen e presidentit Slobodan Millosheviq kryenin sulme sistematike kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Shkeljet e të drejtave të njeriut, dhunë masive, dëbimet e popullsisë civile, dhe masakrat ishin pjesë e situatës së tmerrshme humanitare në Kosovë.

Pas dështimit të përpjekjeve intensive ndërkombëtare për të arritur tek zgjidhja e krizës, NATO-ja në krye me SHBA-të  filloi një fushatë sulmesh ajrore për 78 ditë, me ç’rast kreu afërsisht 38 000 fluturime mbi caqet e ushtrisë Jugosllave dhe Serbe, ku në teritorin e Kosovës kishte aleate këmbësorike shumë të ngushtë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës.

NATO-ja kryente sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake, infrastrukturës dhe forcat serbe në Kosovë dhe në Serbi. Kjo ndërhyrje e NATO-s ndihmoi në përmbysjen e regjimit të Millosheviqit dhe forcave serbe në Kosovë u detyruan të tërhiqeshin.

Më 10 Qershor 1999, NATO përfundoi fushatën e saj ajrore pasi ishte siguruar se një tërheqje e ushtrisë serbe nga Kosova kishte filluar. Pas kapitullimit të Jugosllavisë/Sërbisë, filloi të vendoset ushtria këmbësorike shumëkombëshe e NATO-së, e quajtur KFOR me 40 000 trupa.

Pas intervenimit të NATO-s, u ngritën institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë, duke filluar nga administrata e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe më pas me krijimin e qeverisë së Kosovës.

Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Sot, trupat e KFOR-it janë ende të dislokuara në Kosovë për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina e tyre etnike.

Aktualisht NATO ka 30 shtete anëtare (nga të cilat 21 janë anëtarë të Bashkimit Evropian). Anëtarja e 30-të e NATO-s zyrtarisht është Maqedonia e Veriut.