I arrestuari nga Policia, nipi i Hashim Thaçit

I arrestuari nga Policia, nipi i Hashim Thaçit

Policia e Kosovës, ka arrestuar nipin e Hashim Thaçit, Atdhe Thaçin në protestat ku po protestohet në këto momente para Qeverisë dhe Kuvendit.

Ai ka deklaruar derisa po shoqërohej nga Policia e Kosovës se është nipi i Hashim Thaçit.

Thaçi është arrestuar gjatë protestës kundër mos votimit të projektligjit për Gjykatën Speciale. Ai tha se është ndaluar nga një ish-veteran i UÇK-së, të cilit nuk ia përmendi emrin.

I njëjti është deklaruar edhe për media, duke thënë se personi që është duke e arrestuar, e ka shok.

“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë”, u shpreh ky protestues.

Leave a comment