PASOJAT E PROTESTES Bekim Haxhiu: Emergjenca e QKUK-së u mbush me dhjetëra protestues të lënduar

PASOJAT E PROTESTES Bekim Haxhiu: Emergjenca e QKUK-së u mbush me dhjetëra protestues të lënduar

“Dhjetëra protestues të rinj e veteranë të UÇK-së, që morën plagë në luftën çlirimtare, sot u plagosën përsëri, kësaj here gjatë protestës”, ka shkruar Haxhiu.

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se disa prej protestuesve që kishin marrë plagë gjatë luftës çlirimtare, sot janë lënduar sërish gjatë protestës, ku, sipas tij, po mbroheshin vlerat, historia dhe sakrifica e UÇK-së.

“Dhjetëra protestues të rinj e veteranë të UÇK-së, që morën plagë në luftën çlirimtare, sot u plagosën përsëri, kësaj here gjatë protestës”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka thënë se Emergjenca e QKUK-së është mbushur me dhjetëra protestues të lënduar, ndërsa ka pretenduar se nuk pati pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kërkuan ndihmë mjekësore.

Sipas Haxhiut, protestuesit që mbrojnë vlerat e UÇK-së e respektojnë uniformën e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Ai ka kritikuar përdorimin e forcës nga Policia e Kosovës, duke thënë se ajo “nuk duhet të veprojë me urdhra politikë të Xhelalit dhe Kurtit”.

“Përdorimi i forcës në mënyrë joproporcionale është i pajustifikuar dhe i papranueshëm”, ka deklaruar Haxhiu.

voxkosova.com

Leave a comment