KUSHTI I KURTIT Kryeministri e lidh votimin e Ligjit për Specialen me zgjedhjen e Presidentit

KUSHTI I KURTIT Kryeministri e lidh votimin e Ligjit për Specialen me zgjedhjen e Presidentit

Nga seanca e Kuvendit, Albin Kurti paralajmëroi takim përsëri me Bedri Hamzën.

Kryeministri Albin Kurti, para se ai dhe partia e tij të votonin pro ndryshimit të Ligjit për Specialen, kushtëzoi PDK-në për përfshirjen në procesin e votimit të Presidentit.

Ai madje tha se, ndonëse ndryshimet ligjore janë të ngutshme dhe të paanalizuara mirë.

“Duhet ligj për Gjykatën në Hagë, por duhet edhe President për Kosovën. Njëra pa tjetrën mund të jetë shumë e dëmshme. Nuk mund të pretendojmë se po e mbrojmë interesin e Kosovës në Hagë, ndërkohë që lejojmë vakum dhe pasiguri institucionale në Kosovë. Na duhet një strategji serioze për Hagën. Por, për ta zbatuar atë strategji, na duhen institucione funksionale, një President që garanton vazhdimësinë kushtetuese dhe një qeverisje stabile”, deklaroi Kurti.

Nga seanca e Kuvendit, Albin Kurti paralajmëroi takim përsëri me Bedri Hamzën.

“Në fund, më lejoni të falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamzën, për takimet konstruktive që kemi pasur. Do të takohemi përsëri sot, sepse duhet të takohemi, duhet të merremi vesh, duhet të ecim përpara të gjithë bashkë”, shtoi Albin Kurti.

Leave a comment