QËNDRIMI I RAMUSHIT Haradinaj: Shfuqizimi i Speciales në nder të Kuvendit e shqiptarëve

QËNDRIMI I RAMUSHIT Haradinaj: Shfuqizimi i Speciales në nder të Kuvendit e shqiptarëve

Haradinaj thotë se shfuqizimi i Speciales do të ishte në nder të Kuvendit.

Ish-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shfuqizimi i Speciales do të ishte në nder të Kuvendit e të shqiptarëve.

“Sot e kam përshtypjen se jemi duke ba diçka ose po duket se jemi në faj edhe jemi tu ba diçka të fajshme. Në fakt ne jemi të ofenduar rëndë, një vendim dënues për udhëheqësit e UÇK është ofendim për popullin e Kosovës, për gjakun tonë, për këtë parlament edhe për drejtësinë edhe nuk është në emrin tim. Nuk është në emrin e popullit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në fjalën e tij në Kuvend.

“Nderi i shqiptarëve, nderi i ynë nderi i këtij Kuvendi pa marrë parasysh si do të na vlerësonin të tjerët duke qenë se jemi ata që e dimë më së miri të vërtetën tonë do të ishte një ligj, në një nen edhe anulim i kësaj gjykate”.

Kjo do të ishte përgjigja e drejtë, thekson ai, “për fyerjen që na është ba me vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së”. “Ligjin e sotëm Aleanca e voton edhe i kërkojmë këtij Parlamenti me mocion ta vendos në dy lexime jo vetëm në të parin edhe në të dytin edhe ta kryejmë sot. Nuk jemi në faj me këtë ligj. Është shumë pak edhe është shumë vonë fatkeqësisht”.

voxkosova.com

Leave a comment