Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca do ta votojë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka thënë se përgjigjja e drejtë ndaj vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së do të ishte anulimi i kësaj gjykate.
Haradinaj e ka cilësuar vendimin dënues si “ofendim për popullin e Kosovës”, duke kundërshtuar që ai të jetë në emër të Kuvendit apo qytetarëve.
“Në fakt, ne jemi ofenduar me një vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së. Është ofendim për popullin e Kosovës, për gjakun tonë, për këtë parlament, edhe për drejtësinë”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas tij, “do të ishte ligj për anulimin e kësaj gjykate”.
“Kjo do të ishte përgjigjja e drejtë për fyerjen që na është bërë”, ka thënë ai, duke konfirmuar se “Ligjin e sotëm, Aleanca e voton”.