PËR ISH-KRERËT E UÇK-SË Kuvendi voton për ndryshimin e Ligjit të Speciales

PËR ISH-KRERËT E UÇK-SË Kuvendi voton për ndryshimin e Ligjit të Speciales

Deputetët kanë votuar pro ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të parë.

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të parë që ishte propozuar nga PDK-ja.

Në seancë morën pjesë deputetët e Vetëvendosjes, PDK-së, Aleancës dhe LDK-së.

Pro ligjit votuan 91 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

LDK-ja nuk mori fare pjesë në votim, pasi që bënë të ditur se nuk e përkrahin këtë ligj.

Deputetët e Listës Serbe nuk ishin të pranishëm fare në seancë gjatë votimit e as diskutimit.

Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion miratoi në parim këtë ligj.

Ligji për Specialen u iniciua nga PDK-ja, pasi që Specialja dënoi më 16 shtator ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

voxkosova.com

Leave a comment