HAPI I PARË Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet në Ligjin për Specialen

HAPI I PARË Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet në Ligjin për Specialen

omisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Specialen.

Ligji për Dhomat e Specializuara është miratuar në parim nga Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e së hënës.

Ligjin e kanë votuar unanimisht të gjithë anëtarët e Komisionit që ishin prezentë. 9 vota ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë se me këtë ligj synohet t’i merret një pjesë e juridiksionit Speciales.

“E kemi gjetur një zgjidhje që të mos prekim as Kushtetutën, as detyrimet tona ndërkombëtare, krejt çfarë kemi bërë është që përmes ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara që është një ligj i zakonshëm, ne i marrim një pjesë të juridiksionit Gjykatës Speciale, ajo është pjesa e krimeve të luftës e cila nuk ka qenë kurrë qëllim për Gjykatën Speciale”, tha Gruda.

Në ora 9:00, Kuvendi do të mbajë seancë ku do të shqyrtohet në lexim të parë Ligji për Specialen.

Ligji për Specialen u iniciua nga PDK-ja, pasi që Specialja dënoi më 16 shtator ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

voxkosova,com

Leave a comment