Disa qytetarë e kanë çelur mëngjesin para Kuvendit. Ata po kërkojnë votimin e Ligjit për Specialen.

Ilustrim
Disa qytetarë e kanë çelur mëngjesin e së hënës para Kuvendit të Kosovës.
Ata janë duke kërkuar të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara pa kushte, pra që të mos bëhen kompromise me të për çështjen e Presidentit.
Ndërkohë, nga ora 8:00, organizatori i protestave të përnatshme kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën moton “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka thirrur protestë gjithëpopullore.
Komisioni për Legjislacion do të mblidhet në ora 8:00, për ta shqyrtuar ligjin për Specialen, ndërsa seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të nisë nga ora 9:00, kur pritet të shqyrtohet ligji në lexim të parë.
Ligji për Specialen u iniciua nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi që Specialja dënoi më 16 shtator ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.
voxkosova.com