Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar të insistoi që Projektligji për ndryshimin e Ligjet për Dhomat e Specializuar të dërgohet sa më shpejt në Kuvendit për miratim.
Në shenjë proteste të zvarritje se kësaj çështje nga Qeveria Kurti, deputet e kësaj partie edhe sot kanë braktisur punimet e komisioneve parlamentare.
Deputetë e PDK-së sot kanë ledhuar dy mbledhje të komisioneve.
Ata i kanë bërë thirrje pushtetit që sa më shpejt të miratojë projektligjin për Specialen në Qeveri dhe ta procedojë për në Kuvend.
Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, para së të lëshoi mbledhjen e këtij komisioni, e ka ftuar pushtetit të veprojë.
“Unë nuk do të propozoj asgjë për fushëveprimin e komisionit. Kam dashur të jem fer me juve dhe konkret vetëm se i takon kushtëzimit të komisionit. Unë e lëshoj këtë mbledhje. I ftoj kolegët dhe të gjitha subjektet politike që ta amandamentojnë ligjin për gjykatën speciale. Kolegët e tjerë çfarëdo që keni prej sugjerimeve sa i takon fushëveprimit të këtij komisioni besoj që mund t’i vazhdoni”, ka thënë Hoxha.
Pas largimit të Hoxhajt, drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetarja e komisionit, Arjeta Fejza.
Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe deputetët Besa Kabashi-Ramaj dhe Rrahman Rama, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Porsa kanë filluar mbledhje, ata e kanë braktisur atë në mënyrë demonstrative.
Pas daljes nga mbledhja, ata kanë treguar arsyet.
Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se aktualisht prioritet duhet të jetë Ligji për Dhomat e Specializuara.
“Ne sapo morëm pjesë në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, dhe natyrisht si Parti Demokratike e Kosovës konsiderojmë që konstituimi i institucioneve është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe ishim aty. Mirëpo gjithashtu jemi larguar nga ky takim pas konstituimit për shkak se për momentin për Republikën e Kosovës nuk ka ndonjë prioritet më të madh se sa procedimi i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Specialen”, ka thënë Kabashi-Ramaj.
Qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe deputeti Rrahman Rama.
“Për neve si parti, qysh e tha edhe Besa, është prioritet mbi prioritetet ligji. Dhe ne nuk do të marrim pjesë në asnjë komision pa u kry ky ligj. Në qoftë se shohim kanë ardhur shumë ligje këtu brenda për brenda Kuvendit nëpër komisione të ndryshme, dhe ne besojmë, dhe po besoj, edhe gjithë qytetarët besojnë që prioriteti numër një është Ligji për Dhomat e Specializuara”, ka thënë Rama.
Edhe dje deputetët e PDK-së kanë braktisur punën e disa komisioneve parlamentare.