Gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, do të flasë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”.
Dudushi do t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe në kërkim të veprimeve konkrete institucionale për mbrojtjen e tyre.
Protesta nis në orën 21:00, ndërsa pjesëmarrja e gazetarit nga Shqipëria i shtohet mbështetjes së figurave publike që u janë bashkuar qytetarëve në shesh.
Nata e 15-të i paraprin protestës së paralajmëruar për nesër, më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.