Në Paris është mbajtur një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Protesta u zhvillua për katër arsye kryesore: kundërshtimin e vendimit gjyqësor, shqetësimet për mënyrën e zhvillimit të procesit, kundërshtimin e asaj që organizatorët e konsiderojnë trajtim të pabarabartë të palëve në luftë, si dhe shqetësimin për pasojat që, sipas tyre, vendimi mund të ketë për Kosovën dhe rajonin.
Organizatorët e aktivitetit ishin Edona Shala, Alma Shala, Sarra Ghazel dhe Rinor Rexhepi, anëtaret e shoqates Shoqata Pariziane e Studenteve dhe Profesionistëve Shqiptarë (APEA).
Aktiviteti synoi të përcjellë mesazh mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe të kundërshtojë vendimin e Dhomave të Specializuara si dhe zberthimin e mekanizmit juridik mbi te cilin mbeshtetet arsyetimi sipas te cilit, para Dhomave te Specializuara, nuk gjykohet UÇK-ja si organizate, por individet.