Hamza fton qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 tetorit: Të ngrisim zërin kundër padrejtësisë në Hagë

Hamza fton qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 tetorit: Të ngrisim zërin kundër padrejtësisë në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e 1 tetorit, e cila do të mbahet në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Hamza tha se të gjithë bashkë do të protestojnë kundër padrejtësisë.

“Qytetarë të dashur, Ju ftoj që më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të bashkohemi me studentët, veteranët dhe qytetarët e vendit tonë për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë. Të bashkuar, ta mbrojmë të drejtën dhe dinjitetin tonë. Të gjithë bashkë, më 1 tetor! Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, theksoi kryetari i PDK-së.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbedrihamza.official%2Fposts%2Fpfbid0WyvRo9L1j61jdzdDF22VHL7rGdyP1kPTwC1FtQnrWUW1UWvszJVrEn5n2hXWmLEql&show_text=true&width=500

Leave a comment