Mërgata shqiptare në Australi do t’i bashkohet valës së protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan më 16 shtator me 81 vjet burg gjithsej nga Haga.
Protesta, e cila do të mbahet nën moton “Jo në emrin tim”, do të zhvillohet më 27 shtator, duke filluar nga ora 12:00, në Melbourne. Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në këtë tubim paqësor, duke vënë theksin te mesazhet e forta të solidaritetit dhe të kërkimit të drejtësisë.
Në posterin zyrtar të protestës shkruhet qartë: “Lufta për liri nuk është krim!”, ndërkohë që shprehet fuqishëm edhe mbështetja e palëkundur për Kosovën dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo protestë në Melbourne është pjesë e një serë tubimesh të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të botës, si reagim pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Thirrja përmbyllëse dhe mesazhi kryesor i organizatorëve për bashkatdhetarët mbetet: “Zëri ynë ka rëndësi – Kosova në përjetësi.”