GËZOHET DREÇ-UNI Kontribuuam për këto dënime, ishte aktgjykim për krime ndaj serbëve dhe shqiptarëve besnikë të Serbisë, deklaroi ai

GËZOHET DREÇ-UNI Kontribuuam për këto dënime, ishte aktgjykim për krime ndaj serbëve dhe shqiptarëve besnikë të Serbisë, deklaroi ai

“Shpreh kënaqësi të madhe që vërtetë kemi dhënë kaq kontribut të madh që këto aktgjykime të jenë dënuese”, ka thënë Drecun.

GËZOHET DREÇ-UNI Kontribuuam për këto dënime, ishte aktgjykim për krime ndaj serbëve dhe shqiptarëve besnikë të Serbisë, deklaroi ai

Politikani serb, Milovan Drecun, është shprehur i kënaqur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai tha se Serbia ka kontribuuar në këto dënime.

Në aktgjykim, siç tha ai, janë përmendur krimet ndaj serbëve dhe shqiptarëve që ishin besnikë ndaj shtetit serb.

“Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, dhe kjo është më e rëndësishme… Aty janë aktgjykimet për krimet ndaj serbëve, ndaj shqiptarëve besnikë që ishin besnikë ndaj shtetit të Serbisë.

Shpreh kënaqësi të madhe që vërtetë kemi dhënë kaq kontribut të madh që këto aktgjykime të jenë dënuese”, ka thënë Drecun.

Drecun në deklarata të mëhershme ka thënë se grupi i punës që ai kishte formuar kishte bashkëpunuar me Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe sipas tij, i kishte dorëzuar asaj dokumentacion dhe prova.

Leave a comment