Donika Gërvalla, as 24 orë pas vendimit të tmerrshëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka marrë mundin ta shkruajë as edhe një rresht.

Donika Gërvalla – Ministre e Drejtësisë
Për vendimin më të rëndësishëm gjyqësor për historinë e Kosovës, duket ironike, por Ministrja e Drejtësisë në Kosovë e ka zgjedhur heshtjen.
Donika Gërvalla, as 24 orë pas vendimit të tmerrshëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka marrë mundin ta shkruajë as edhe një rresht.
Gjithsesi, kjo nuk është shumë për t’u çuditur.
Në vitin 2016, në një paraqitje televizive në RTV Dukagjini, Gërvalla thoshte “se patjetër se do të dorëzonte dosje në Hagë”, dhe dyshimi i vetëm që paraqiste ishte se “s’e di nëse do të merren parasysh”.
Përpos saj, reagime nuk ka pasur as nga Ministrat e rendit, përfshirë, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndonëse pas vendimit protestues të shumtë u vërsulën shesheve.
Reagim nuk kishte as nga ai që ka qenë vetë në UÇK, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në një vendim skandaloz, Gjykata Speciale ka dënuar me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.
Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.
Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.