Çitaku: Hashimi me shokë, me qëndrimin e tyre dinjitoz na e kujtuan sa të pathyeshëm janë

Çitaku: Hashimi me shokë, me qëndrimin e tyre dinjitoz na e kujtuan sa të pathyeshëm janë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëluftëtarëve të tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi, Çitaku ka vlerësuar qëndrimin e Thaçit dhe të të akuzuarve të tjerë, duke thënë se ata, sipas saj, edhe sot kanë treguar qëndrueshmëri dhe guxim.

“Hashim Thaçi, me shokë, edhe sot, me qëndrimin e tyre dinjitoz, na e kujtuan sa të pathyeshëm janë. Sa të fortë. Sa të guximshëm. Sa shumë vazhdojnë të besojnë në luftën e tyre të drejtë për liri”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se Thaçi, sipas saj, i është përgjigjur dënimit me buzëqeshje dhe me një gjest “OK”.

“Hashim Thaçi, me buzëqeshje dhe me një ‘OK’, iu përgjigj dënimit drakonik. Ata e kanë kryer të tyren. Tash është radha jonë”, ka deklaruar Çitaku.

Duke folur për UÇK-në, Çitaku ka kundërshtuar interpretimin se ajo ka qenë një ndërmarrje kriminale.

“UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale. UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së ka bërë thirrje për vazhdimin e qëndrimit të saj politik në mbështetje të Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Dhe s’ka dorëzim. Rezistencë. Deri në fund. Deri në liri”, ka përfunduar Çitaku.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvlora.citaku.15712%2Fposts%2Fpfbid024kHrVL2mFLTL5qNPPtbtMB8UKQdpaGVQEBaxnY7u342WCbByKyYoqZNxvpE9Sz5gl&show_text=false&width=500

Leave a comment