Edi Rama ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“MARRE”, kështu ka shkruar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke ia bashkëngjitur edhe një fotografi me hartën e Evropës e rrethuar me tela e gjemba.
Ky reagim i tij erdhi pasi Gjykata Speciale dënoi me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.
Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.
Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.