E TURPSHME Specialja dënon krerët e UÇK-së më shumë se kriminelët serbë të regjimit të Millosheviçit

E TURPSHME Specialja dënon krerët e UÇK-së më shumë se kriminelët serbë të regjimit të Millosheviçit

Është e pabesueshme dhe e turpshme aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për krahasim, gjashtë zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të regjimit të Slobodan Millosheviçit, të dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krime të kryera në Kosovë, morën gjithsej 107 vjet burgim me dënimet e tyre përfundimtare.

Nikola Šainović, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë – 18 vjet.

Dragoljub Ojdanić, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë – 15 vjet.

Nebojša Pavković, komandant i Armatës së 3-të të Ushtrisë së Jugosllavisë – 22 vjet.

Vladimir Lazarević, komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Jugosllavisë – 14 vjet.

Sreten Lukić, shef i Shtabit të MUP-it serb në Prishtinë – 20 vjet.

Vlastimir Đorđević, ndihmësministër i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe shef i Departamentit të Sigurisë Publike të MUP-it – 18 vjet.

Në aktgjykimin e sotëm, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Trupi gjykues konstatoi se katër të akuzuarit janë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Në dokumentet e aktakuzës së Gjykatës Speciale, ndërkaq, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Shukri Buja dhe Sabit Geci janë përmendur si pjesëtarë të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale” të pretenduar nga Prokuroria.

Leave a comment