Selimi është dënuar me 13 vjet burgim.

Në një vendim skandaloz, Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.
Selimi dhe krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.
Ata akuzoheshin nga Prokuroria e Speciales për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Organi i akuzës kishte kërkuar nga 45 vjet burg për secilin.
Që nga paraqitja e parë e tyre, të katër krerët e UÇK-së ishin deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.