ktgjykimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:00.

Ish-krerët e UÇK-së
Aktgjykimi i 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së do të zgjasë dy orë.
Në njoftimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës është paraqitur ora e fillimit dhe e përfundimit të seancës përfundimtare.
Aktgjykimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:00.
Këtë njoftim Dhomat e Specializuara e kanë bashkëangjitur me kerkesën për regjistrim paraprak nga gazetarët për të ndjekur seancën nga galeria e publikut ose nga qendra e mediave.