KARTA E PATRIOTIZMIT Haradinaj: Po sa ta shoh Kurtin duke bërë ndonjë veprim “patriotik”, unë shoh se çfarë veprimi anti-kombëtar paska bërë

KARTA E PATRIOTIZMIT Haradinaj: Po sa ta shoh Kurtin duke bërë ndonjë veprim “patriotik”, unë shoh se çfarë veprimi anti-kombëtar paska bërë

“Kur jam pro Hashimit, Kadrisë, Rexhës e Jakupit, Calit e Pjetrit, jam për luftën. Nuk jam unë tu e ndihmu partinë politike, liderët e partive politike. Unë jam tu folë për luftën”, deklaroi Haradinaj.


https://www.youtube.com/watch?v=mxVg4-ZpP0Q&t=32s

Ish-komandanti i UÇK-së Daut Haradinaj, në një intervistë për Vox Kosova, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti shpesh përdor patriotizmin për të mbuluar, sipas tij, vendime që bien ndesh me interesat kombëtare.Haradinaj tha se, pavarësisht lidhjeve dhe çështjeve si blerja e energjisë elektrike nga Serbia apo shitja e thëngjillit, Vetëvendosja vazhdon të luajë me “kartën e patriotizmit”.“Me kartën e patriotizmit megjithatë luan shpesh Vetëvendosja”, tha Haradinaj, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit në Kuvend dhe votimeve ku, sipas tij, Vetëvendosja ka bashkëpunuar me Listën Serbe.Ai përmendi edhe votimet për kategoritë e dala nga lufta, duke pretenduar se në vendime që i konsideron kundër vlerave kombëtare, Vetëvendosja ka qenë në një linjë me Listën Serbe.Megjithatë, Haradinaj bëri dallim mes votuesve të Vetëvendosjes dhe strukturave drejtuese të kësaj partie.“Jam tu folë për struktura që e udhëheqin. Për nëntokën e Vetëvendosjes, që e udhëheqin. Për qato laboratorët, që i kanë për me kompromitu njerëz e me fy e me baltos figura në Republikën e Kosovës. Për ata po flasë, ajo është kanceri në shoqëri, jo për votuesin e Vetëvendosjes se ai nuk ka faj i shkreti”, deklaroi ai.Haradinaj kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, Vetëvendosja përdor retorikën patriotike pas vendimeve apo veprimeve që shkaktojnë debat.Ai u ndal veçanërisht te çështja e shtetësisë së Kosovës, duke përmendur rastin e një personi që ai e identifikoi si vajza e ish-zyrtarit serb Aleksandar Rankoviq.“Kur kam shku në Gjakovë, ua kam qitë që e ka marrë çika e Rankoviçit shtetësinë e Kosovës”, tha Haradinaj, duke shtuar se këtë rast e kishte diskutuar edhe me banorë të vjetër të qytetit.Sipas tij, ndërsa Vetëvendosja prezantohet si forcë patriotike, duhet parë edhe përmbajtja e vendimeve që merr.“Sa herë të folë Albini, edhe sa herë bën ndonjë veprim ‘patriotik’ në thonjëza, unë gjithë e këqyri: çka ka ba ky diçka antikombëtare?”, u shpreh Haradinaj.Në pjesën e fundit të intervistës, Haradinaj foli edhe për rritjen e ndjenjës patriotike dhe të identifikimit me UÇK-në te të rinjtë në Kosovë.Ai tha se sot nuk është më turp të shfaqesh publikisht si patriot, duke kujtuar kohën kur, sipas tij, ishte quajtur “selak” pasi kishte veshur një bluzë me emblemën e UÇK-së në Prishtinë.“Sot marre është mos me e pasë”, tha Haradinaj, duke e cilësuar këtë ndryshim si një arritje të madhe dhe duke i dhënë meritë edhe mediave për këtë.Haradinaj theksoi se respekti për UÇK-në duhet të ndahet nga veprimet politike të individëve që kanë qenë pjesë e luftës.“’99 u kry lufta. Pas ’99-ës, çdo veprim që unë kam mujt me e ba kundërligjshëm, antikombëtar, moral, ku di unë, kam emër, mbiemër, mos ma ngjit me UÇK. UÇK-ja u kry”, tha ai.Ai shtoi se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sipas tij, lidhet me luftën dhe jo domosdoshmërisht me qëndrimet e tyre të sotme politike.“Kur jam pro Hashimit, Kadrisë, Rexhës e Jakupit, Calit e Pjetrit, jam për luftën. Nuk jam unë tu e ndihmu partinë politike, liderët e partive politike. Unë jam tu folë për luftën”, deklaroi Haradinaj.Intervista e plotë me Daut Haradinajn për Vox Kosova sjell edhe qëndrimet e tij për zhvillimet politike në Kosovë, UÇK-në dhe vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e saj.


VOXKOSOVA.COM

Leave a comment