Në orën 10:00 pritet të nisë shpallja e vendimit.

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, si dhe Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, tashmë ndodhen brenda gjykatores në Hagë.
Ata do ta përcjellin nga afër shpalljen e verdiktit final për ish-krerët e UÇK-së.
“Jam krenar për secilin, për UÇK-në dhe çdo gjë që kanë bërë për ne. Mbështetja është shumë e madhe edhe për neve, edhe për ta. Kjo është diçka që na dojmë që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, ka deklaruar Altin Krasniqi.
Në orën 10:00 pritet të nisë shpallja e vendimit.
Ndërkohë, përveç familjarëve që ndodhen në Hagë, qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në Hagë dhe në sheshe të ndryshme në Kosovë, në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së.
VOXKOSOVA.COM