ÇARTET AMERIKA SHBA-të vendosin sanksione ndaj kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare

ÇARTET AMERIKA SHBA-të vendosin sanksione ndaj kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Muaj më herët, SHBA-të kanë sanksionuar edhe gjyqtarë e prokurorë të tjerë në kuadër të GJPN-së (ICC). Një prej tyre ishte edhe gjyqtari Nicolas Guillou, i cili kishte konfirmuar aktakuzën për krerët e UÇK-së.

ÇARTET AMERIKA SHBA-të vendosin sanksione ndaj kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Marco Rubio dhe Donald Trump

Administrata amerikane ka ashpërsuar fort betejën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë me dije se SHBA-të po vendosin sanksione ndaj presidentes së GJPN-së, Tomoko Akane, dhe prokurorit të lartë gjyqësor, Abdoulaye Seye, duke e paraqitur këtë si pjesë të misionit amerikan për të mbrojtur qytetarët e SHBA-së nga veprimet e kësaj gjykate.

“Muajin e kaluar, nisa një fushatë diplomatike për të çmontuar kërcënimin që Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) paraqet ndaj sovranitetit tonë kombëtar. Administrata Trump po vendos sanksione ndaj presidentes së GJPN-së, Tomoko Akane, dhe prokurorit të lartë gjyqësor, Abdoulaye Seye, në kuadër të misionit tonë të palëkundur për t’i mbrojtur amerikanët nga ky turp i një gjykate.
Në nderim të Deklaratës sonë të Pavarësisë, amerikanët nuk do të dërgohen kurrë përtej deteve për t’u gjykuar për vepra të pretenduara”, ka shkruar Rubio.

Muaj më herët, SHBA-të kanë sanksionuar edhe gjyqtarë e prokurorë të tjerë në kuadër të GJPN-së (ICC). Një prej tyre ishte edhe gjyqtari Nicolas Guillou, i cili kishte konfirmuar aktakuzën për krerët e UÇK-së.

Synimin për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate e ka edhe gjyqtari në panelin në rastin e krerëve të UÇK-së, Guénaël Mettraux.

Leave a comment