Drejtori i CIA-s për Ballkanin ka zhvilluar një mision tepër sekret dhe serioz gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, sipas burimeve të sigurta të Gazeta Journal.
Qëllimi kryesor i këtij operacioni ka qenë çmontimi i dominimit të strukturave të inteligjencës serbe BIA brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës AKI.
Burimet tona brenda institucioneve të sigurisë thonë se persona me nacionalitet kosovar, por që vepronin nën ndikimin ose drejtimin e BIA-s serbe – veçanërisht ata të lidhur me mekanizmat e Gjykatës Speciale në Hagë si, Fatmir Sheholli, Faik Imeri, Vudi Xhymshtiti dhe të tjerë kanë pasur një rol dominues në disa nivele të AKI-së. Këta individë dyshohen se kanë bashkëpunuar ngushtë me rrjete serbe, duke komprometuar sigurinë kombëtare të Kosovës.
Në kuadër të këtij operacioni, disa persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë larguar diskretisht nga funksionet që ushtronin brenda AKI-së.
Operacioni thuhet se ka pasur synim edhe struktura të lidhura me Gjykatën Speciale, e cila dyshohet se është shfrytëzuar pjesërisht si mjet për të ruajtur ose mbrojtur influencën serbe në institucionet kosovare.
Një rol i veçantë në këtë rrjet dyshohet se është luajtur edhe nga bashkëpunëtorë të afërt të gazetarit Vudi Xhymshiti, sipas të njëjtave burime.
Vizita e paparalajmëruar e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një moment delikat për sigurinë rajonale dhe pas disa skandaleve të suksesshme të AKI-së kundër spiunazhit serb.
Takimet e tij me udhëheqësit më të lartë kosovarë, përfshirë drejtorin e AKI-së, thuhet se kanë qenë fokusuar kryesisht në pastrimin e institucioneve të inteligjencës nga elementë të huaj armiqësorë.
Ky zhvillim konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj përpjekjeve të Beogradit për të infiltruar dhe kontrolluar nga brenda strukturat e sigurisë së Kosovës. Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet kosovare ose amerikanet për detajet e operacionit.
Ky artikull bazohet në burime anonime dhe informacionet sekrete dhënë për Gazeta Journal. Gazeta Journal do të vazhdoi të monitoroj situatën.
Journal Magazine