“Gëzuar Pavarësinë Komandant, të du shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë (VIDEO)

“Gëzuar Pavarësinë Komandant, të du shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka telefonuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Në videon e ndarë në Facebook, Rama dëgjohet duke e uruar Thaçin për përvjetorin e 18-të të Pavarësisë, derisa në fund i tregon se e do fortë dhe se i vjen keq që nuk mund të bëjë më shumë sa i përket procesit në Hagë, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, Rama zbuloi se çka i tha Thaçi përmes kësaj telefonate emocionuese.

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”, ka zbuluar Rama.

Demokraciacom

Leave a comment