SKANDAL: Gjyqtarja franceze, ditën ia vazhdon paraburgimin Thaçit, e natën ia bën “like” fotografisë së Vuçiqit

SKANDAL: Gjyqtarja franceze, ditën ia vazhdon paraburgimin Thaçit, e natën ia bën “like” fotografisë së Vuçiqit

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka pëlqyer një fotografi ku shihet një diplomat francez bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Besoni ose jo, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në RTK e pranoi këtë akt politik dhe të njëanshëm të gjyqtares franceze, Marjorie Masselot.

Pra, Serbia dërgon dosje në Hagë. Mbi ato dosje ngrihet aktakuza kundër UÇK-së dhe krerëve të saj. Gjyqtarja e vetme e procedurës paraprake e pëlqen fotografinë e Vuçiqit, i cili është palë kundërshtare në këtë proces.

Gjyqtarja Marjorie Masselot, pas presionit, e hoqi pëlqimin dhe e mbylli llogarinë e saj në platformën ku e kishte shprehur pëlqimin për Vuçiqin, në “LinkedIn”.

Me çdo ligj dhe rregullore është rreptësisht e ndaluar që gjyqtarët të përfshihen në aktivitete politike. Kaq për pseudo-drejtësinë “neutrale”.

Leave a comment