Shqiptarët nga anekënd bota kanë nisur të mblidhen para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, aty ku do të protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Rreth 6 mijë protestues është paralajmëruar të marrin pjesë në këtë organizim, i cili shënon të katërtin me radhë, dhe zhvillohet nga ora 13:00, transmeton Klankosova.tv.
Protestuesit që janë mbledhur tashmë para Këshillit të Evropës, brohorisnin njëzëri “UÇK, UÇK”.
Pas Prishtinës, Hagës dhe Tiranës, kjo protestë e radhës zhvillohet në Strasburg, derisa pritet të ketë pasuese edhe në Maqedoni të Veriut, por jo edhe në Luginë të Preshevës shkak i mundësisë së incidenteve e arrestimeve nga policia serbe.Të fundit
S’ka profet në vend të vet: Kraki pa ndikim në Junik, Shehu i LDK-së e tall…
13:03 | 16 Nëntor 2025
Konflikt për motive të dobëta në Malësi të Madhe, 42-vjeçari sulmohet me sende të forta