Mustafa: Luftëtarët kryesor të lirisë e kalojnë ndrrimin e moteve në burg, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë

Mustafa: Luftëtarët kryesor të lirisë e kalojnë ndrrimin e moteve në burg, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur turp kombëtar faktin që luftëtarët kryesorë të lirisë e kanë kaluar ndërrimin e moteve në burg.

Ai ka përmendur edhe liderët që sipas tij, e përmbytën diktaturën komuniste mëtanë kufirit dhe tani janë në arrest “në emër të popullit”.

Mustafa ka thënë se nuk e meritojnë të gjithë lirinë që e gëzojnë

“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesorë të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë”, ka thënë ai.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerë po mbahen në paraburgim në Hagë.

Së fundmi i është shqiptuar arrest shtëpiak edhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Demokracia.com