𝐋𝐈𝐑𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐀𝐒𝐈𝐌 𝐇𝐀𝐑𝐀𝐃𝐈𝐍𝐀𝐉

𝐋𝐈𝐑𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐀𝐒𝐈𝐌 𝐇𝐀𝐑𝐀𝐃𝐈𝐍𝐀𝐉

Sot është liruara Nasim Haradinaj nga Specialja, por me disa kushte!

Ish-pjesĂ«tari i UÇK-sĂ« dhe ish-nĂ«nkryetari i OVL-UÇK-sĂ«, Nasim Haradinaj Ă«shtĂ« liruar nga burgu.

Këtë vendim e ka marrë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Katarina Trendafilova.

Në vendim thuhet se pasi ka shqyrtuar tërësinë e informacionit që i është paraqitur, përfshirë Raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, të zbatohen kushtet në vijim:

-garancia se do të banojë tërë kohën në adresën e shtëpisë, shënuar në Parashtrimet e Haradinajt;

-të informojë Administratoren dhe stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja për ndërrimin e vendbanimit të përhershëm, në varësi të miratimit nga Kryetarja;

-të paraqitet çdo javë në stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja;

-Administratores t’i dorĂ«zohet pasaporta ose dokumentet e udhĂ«timit tĂ« z. Haradinaj;

-të qëndrojë në Kosovë dhe të informojë Administratoren në rast se dëshiron të udhëtojë jashtë Kosovës dhe kërkesa për leje për udhëtim të miratohet nga Kryetarja;

– tĂ« mos kontaktojĂ«, as tĂ« komunikojĂ« me dĂ«shmitarĂ« ose viktima (tĂ« mundshme) para Dhomave tĂ« Specializuara dhe ZPS;

– tĂ« mos japĂ« deklarata publike drejtpĂ«rdrejt ose tĂ«rthorazi (vetĂ« ose pĂ«rmes tĂ« tjerĂ«ve) lidhur me Dhomat e Specializuara dhe ZPS nĂ«;

– tĂ« kĂ«rkojĂ« leje dhe miratim nga Administratorja pĂ«r intervista ose çfarĂ«do kontakti tjetĂ«r me median, sikurse pĂ«rcaktohet nĂ« UdhĂ«zuesin e PunĂ«s pĂ«r tĂ« Paraburgosurit (Komunikimet me Mediat);

– tĂ« pĂ«rmbushĂ« vendimet ose urdhrat e Dhomave tĂ« Specializuara;

-të mos bëjë komente negative, të dhunshme, frikësuese, kërcënuese ose shtrënguese ndaj ose rreth dëshmitarëve (të mundshëm) ose personave të tjerë që janë të rrezikuar për shkak të bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara, dhe ndaj ose rreth zyrtarëve të Dhomave të Specializuara ose të ZPS së.

demokracia.com