Gjykata Speciale liron Hysni Gucatin, javën e ardhshme vjen në Kosovë

Gjykata Speciale liron Hysni Gucatin, javën e ardhshme vjen në Kosovë

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Hysni Gucati është liruar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Dje kam biseduar me avokatët dhe më kanë treguar që është marrë vendimi për lirimin e Hysni Gucatit, ka thënë Klinaku për Insajderin

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020. Insajderi.org