Presidenti Hashim Thaçi, ndodhet për vizitë në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi, ndodhet për vizitë në Kosovë

Presidenti Thaçi, është në vizitë në Kosovë për arsye shëndetësore të babait të tij, dhe se kjo vizitë i është aprovuar nga Gjykata Speciale.

Vizita është lejuar nga Gjykata Speciale “për arsye bindëse humanitare”. babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi, ka qëndruar për dhjetë ditë në Spital.

Ish-Presidenti, do të kthehet sot në orët e mbrëmjes për në Hagë të Holandës.

Kjo është hera e dytë që ish-Presidenti vjen në Kosovë, qysh nga arrestitmi i tij. Edhe herën e parë Gjykata ia kishte aprovuar vizitën ditore Thaçit.

Vizita e parë e Thaçit: kërkoi vizitë 4-ditore te nëna e sëmurë, Gjykata Speciale ia aprovoi vetëm për një ditë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe më parë ka vizituar Kosovën. Kjo për ta vizituar nënën e tij të sëmurë.