{"id":9218,"date":"2026-10-04T17:05:09","date_gmt":"2026-10-04T17:05:09","guid":{"rendered":"https:\/\/liriajeniju.com\/?p=9218"},"modified":"2026-10-04T17:05:09","modified_gmt":"2026-10-04T17:05:09","slug":"dy-oret-e-hashim-thacit-ne-speciale-denim-i-rende-dhe-ok-retrospeksion-per-jeten-luften-per-liri-dhe-politiken-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/liriajeniju.com\/?p=9218","title":{"rendered":"Dy or\u00ebt e Hashim Tha\u00e7it n\u00eb Speciale \u2013 d\u00ebnim i r\u00ebnd\u00eb dhe \u201cOK\u201d, retrospeksion p\u00ebr jet\u00ebn, luft\u00ebn p\u00ebr liri dhe politik\u00ebn e tij"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pas gati gjasht\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb paraburgim, pas nj\u00eb procesi t\u00eb st\u00ebrzgjatur gjyq\u00ebsor dhe tre vjet\u00ebsh seancash q\u00eb dukeshin si t\u00eb pafundme, ish-presidenti i Kosov\u00ebs u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, kopsiti xhaket\u00ebn dhe d\u00ebgjoi d\u00ebnimin e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po i shqiptohej: 25 vjet burgim p\u00ebr krime lufte gjat\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai thot\u00eb se ndjehet m\u00eb s\u00eb shumti krenar. \u201cOK\u201d, tha \u2013 e tundi kok\u00ebn dhe u ul.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gazeta Express<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hashim Tha\u00e7i e dinte se po d\u00ebnohej, kur kryetari i Trupit Gjykues i nj\u00eb gjykate speciale, p\u00ebr themelimin e s\u00eb cil\u00ebs ishte p\u00ebrkushtuar edhe vet\u00eb, po rendiste konstatimet e tij dhe t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij gjyqtar\u00eb, paraditen e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas gati gjasht\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb paraburgim, pas nj\u00eb procesi t\u00eb st\u00ebrzgjatur gjyq\u00ebsor dhe tre vjet\u00ebsh seancash q\u00eb dukeshin si t\u00eb pafundme, ish-presidenti i Kosov\u00ebs u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, kopsiti xhaket\u00ebn dhe d\u00ebgjoi d\u00ebnimin e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po i shqiptohej: 25 vjet burgim p\u00ebr krime lufte gjat\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai thot\u00eb se ndjehet m\u00eb s\u00eb shumti krenar. \u201cOK\u201d, tha \u2013 e tundi kok\u00ebn dhe u ul p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa po shihte drejt kryegjykat\u00ebsit Charles Smith me syt\u00eb me rath\u00eb t\u00eb zinj posht\u00eb tyre, ndoshta ndiente mbi vete v\u00ebshtrimin e historis\u00eb. \u201cGjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs\u201d \u2013 thoshte ai n\u00eb deklarat\u00ebn e tij p\u00ebrfundimtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb shkurt \u2013 \u201ckam qen\u00eb krah popullit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jasht\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb dhe n\u00eb sheshin kryesor t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku ishin mbledhur qindra njer\u00ebz p\u00ebr ta pritur vendimin, Tha\u00e7i mbeti hero dhe simbol i luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjkshme p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e vendit. Turma heshti p\u00ebr nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar se ai po d\u00ebnohej me 25 vjet burgim p\u00ebr krime lufte dhe u trondit nga vendimi q\u00eb shpresonin se do ta kthente n\u00eb Kosov\u00eb ish-drejtorin politik t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Disa qan\u00eb e u revoltuan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lajmi u dha n\u00eb t\u00eb gjitha mediat e m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cTha\u00e7i, nga \u2018George Washingtoni i Kosov\u00ebs\u2019, te i d\u00ebnuar n\u00eb Hag\u00eb\u201d, e titulloi lajmin France24.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe tre ish-bashk\u00ebdrejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb me Tha\u00e7in, u shpall\u00ebn fajtor\u00eb dhe u d\u00ebnuan gjithashtu. Kadri Veseli me 18, Rexhep Selimi me 13 dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Tha\u00e7in, dhe sigurisht jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, dita e djeshme ishte e r\u00ebnd\u00eb dhe me siguri do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb dit\u00eb reflektimi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kaloi gjat\u00eb jet\u00ebs ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i luft\u00ebs guerile t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe njeriu q\u00eb pas saj do t\u00eb mb\u00ebrrinte deri n\u00eb krye t\u00eb vendit t\u00eb cilin po ai do ta shpallte t\u00eb pavarur m\u00eb 17 shkurt 2008.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tha\u00e7i, tani 58 vje\u00e7, ishte president i vendit m\u00eb 5 n\u00ebntor 2020, kur Specialja konfirmoi aktakuz\u00ebn ndaj tij. At\u00eb dit\u00eb ai thirri nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media dhe njoftoi se po jepte dor\u00ebheqje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk mund t\u00eb shkoj n\u00eb Hag\u00eb si president i Kosov\u00ebs\u201d, tha, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb betej\u00eb gjyq\u00ebsore si \u201c\u00e7mimi i vog\u00ebl i radh\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb paguhet p\u00ebr lirin\u00eb e vendit ton\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty gjeti rastin e fundit q\u00eb nga Kosova t\u00eb thoshte \u201cjam me fat q\u00eb jam gjall\u00eb dhe e kam par\u00eb me syt\u00eb e mi \u00ebndrr\u00ebn ton\u00eb shekullore t\u00eb b\u00ebhet realitet\u201d dhe se \u00ebsht\u00eb krenar q\u00eb ishte pjes\u00eb e U\u00c7K-s\u00eb. K\u00ebt\u00eb e tha disa her\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb lamtumir\u00eb, por vet\u00ebm mirupafshim. Do t\u00eb shihemi prap\u00eb. Do t\u00eb dalim faqebardh\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb premtimi im p\u00ebr ju. Zoti e bekoft\u00eb Kosov\u00ebn, popullin e saj dhe miqt\u00eb tan\u00eb\u201d, thoshte Tha\u00e7i nga Prishtina, pak para se t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hashim Tha\u00e7i lindi m\u00eb 24 prill 1968 n\u00eb Buroj\u00eb, nj\u00eb fshat t\u00eb Drenic\u00ebs, rajonit q\u00eb historikisht ishte m\u00eb rezistenti ndaj Serbis\u00eb; n\u00eb at\u00eb rajon ku kishte nisur lufta e fundit q\u00eb pa si epilog \u00e7lirimin dhe shtetin e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Viti kur lindi Tha\u00e7i, ishte vit i demonstratave studentore n\u00eb Europ\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebrkesat e student\u00ebve ishin m\u00eb ndryshe, kishin theks t\u00eb fort\u00eb politik. Shqiptar\u00ebt k\u00ebrkonin statusin e nj\u00eb republike federale p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Jugosllavi, krijimin e universitetit t\u00eb saj, krijimin e nj\u00eb policie t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs, gjykat\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, p\u00ebrdorimin e simboleve shqiptare, e t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rreth dy vjet pas lindjes s\u00eb Tha\u00e7it u krijua Universiteti i Prishtin\u00ebs, ku ai pasi t\u00eb rritej do t\u00eb studionte filozofin\u00eb dhe historin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studenti q\u00eb dukej pak\u00ebz i ndrojtur, u b\u00eb problematik p\u00ebr regjimin serb t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mundohej shum\u00eb ta arrestonte. U largua p\u00ebr n\u00eb Zvic\u00ebr, por jo p\u00ebr shum\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb Cyrih nisi t\u2019i ndiqte studimet pasuniversitare n\u00eb departamentet e historis\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashkimi me grupin e emigrant\u00ebve politik\u00eb shqiptar\u00eb atje e karakterizoi jet\u00ebn e Tha\u00e7it n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980 dhe n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990. Atje lindi edhe angazhimi i tij politik n\u00eb LPK, l\u00ebvizjen m\u00eb radikale t\u00eb rezistenc\u00ebs kosovare, e cila do ta formonte U\u00c7K-n\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tha\u00e7i ishte i ngarkuari i L\u00ebvizjes Popullore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura shqiptare q\u00eb vepronin asokohe n\u00eb Drenic\u00eb, e q\u00eb udh\u00ebhiqeshin prej Adem Jasharit. Detyr\u00ebn e kryente duke hyr\u00eb disa her\u00eb ilegalisht n\u00eb Kosov\u00eb. Drenica e Tha\u00e7it do t\u00eb b\u00ebhej vendlindja e U\u00c7K-s\u00eb. Ai do t\u2019i shtonte hyrje-daljet n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019i forcuar formacionet e ushtris\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo do ta b\u00ebnte at\u00eb target t\u00eb policis\u00eb serbe fillimisht dhe ushtris\u00eb serbe m\u00eb pas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Kosov\u00eb e Zvic\u00ebr, Tha\u00e7i do ta shihte veten t\u00eb kthyer n\u00eb vendlindje, t\u00eb armatosur dhe duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga aksionet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ndaj forcave policore serbe, s\u00eb bashku me Adem Jasharin e t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb vitin 1997, pak para se U\u00c7K-ja t\u00eb dilte publikisht, ata do ta sulmonin stacionin policor t\u00eb Drenasit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Gjykata e Qarkut n\u00eb Prishtin\u00eb, e drejtuar nga regjimi serb, do ta d\u00ebnonte Hashim Tha\u00e7in me 10 vjet burgim, vendim t\u00eb cilin ai do ta shp\u00ebrfillte edhe me luft\u00eb. Adem Jashari, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin sulm ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burgim n\u00eb munges\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Adem Jashari u vra disa muaj m\u00eb pas, nd\u00ebrsa Hashim Tha\u00e7i vazhdoi t\u2019i prij\u00eb luft\u00ebs. Sh\u00ebrbente si udh\u00ebheq\u00ebs politik i U\u00c7K-s\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb saj. N\u00eb luft\u00eb e kishte nofk\u00ebn \u201cGjarpri\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019iu shmangur arrestimit nga policia dhe ushtria serbe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Roli i tij n\u00eb luft\u00eb e b\u00ebri Tha\u00e7in faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb Rambuje t\u00eb Franc\u00ebs gjat\u00eb konferenc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn ku diskutohej p\u00ebr nj\u00eb plan paqeje. E udh\u00ebhoqi delegacionin e Kosov\u00ebs n\u00eb diskutimet t\u00eb cilat u mbyll\u00ebn pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb pal\u00ebs shqiptare, i cili u pasua nga intervenimi ushtarak i NATO-s q\u00eb i dha fund luft\u00ebs m\u00eb 1999.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tha\u00e7i sh\u00ebrbeu edhe si kreu i nj\u00eb qeverie t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb fund dhe menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb vitin 1999. N\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, pas luft\u00ebs ai udh\u00ebhoqi negociatat me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen q\u00eb Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs t\u00eb transformohej n\u00eb Trupat Mbrojt\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pati p\u00ebrplasje me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paraqitej si unifikues i v\u00ebrtet\u00eb i U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb momentin e fundit, ai mori koncesionet e nga Bernard Kouchner, administrator i Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK), ashtu si nga gjenerali Michael Jackson, komandant i KFOR-it, p\u00ebr ta miratuar krijimin e TMK-s\u00eb. Vet\u00eb emri i k\u00ebsaj strukture, sigurisht civile por shum\u00eb hierarkike, ishte objekt diskutimesh t\u00eb ashpra, ku per\u00ebndimor\u00ebt ishin shfaqur jasht\u00ebzakonisht hezitues p\u00ebr ta pranuar termin \u201cmbrojtje\u201d, i cili asocionte n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb ushtarake.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kapitali i simpatis\u00eb q\u00eb dukej se e g\u00ebzonte U\u00c7K-ja n\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve pasi lufta p\u00ebrfundoi, e ushqeu oreksin p\u00ebr pushtet brenda k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1999, Tha\u00e7i nisi p\u00ebrnj\u00ebmend karrier\u00ebn politike duke njoftuar p\u00ebr themelimin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, me komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb e kishin vendosur veten n\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij edhe n\u00eb liri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tha\u00e7i shprehej at\u00ebher\u00eb se kjo parti \u201cdo t\u2019i bashkoj\u00eb t\u00eb gjitha forcat q\u00eb e p\u00ebrkrah\u00ebn luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirim\u201d dhe se ajo do t\u00eb ishte \u201cforca l\u00ebviz\u00ebse e luft\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Kosove demokratike, multietnike dhe q\u00eb i respekton t\u00eb drejtat e njeriut\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm Administrativ (KPA), q\u00eb ishte struktur\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt qeveris\u00ebse me misionin e OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK) deri n\u00eb zgjedhjet e para parlamentare t\u00eb vitit 2001, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebsoi disfat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk hoqi dor\u00eb kurr\u00eb nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019u ngjitur deri n\u00eb krye t\u00eb shtetit, megjith\u00ebse e pa Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ibrahim Rugova t\u00eb fitonte bindsh\u00ebm pas luft\u00ebs, zgjedhje pas zgjedhjesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00ebndroi fort n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr afro nj\u00eb dekad\u00eb pas luft\u00ebs, mundi t\u00eb b\u00ebhej deputet e m\u00eb pas kryeminist\u00ebr e president.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb procesit negociator p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs (2005 \u2013 2007), t\u00eb udh\u00ebhequr nga i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i OKB-s\u00eb, Martti Ahtisaari, Hashim Tha\u00e7i ishte an\u00ebtar i Ekipit t\u00eb Unitetit n\u00eb procesin q\u00eb rezultoi me propozimin gjithp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">PDK-ja e tij i fitoi zgjedhjet parlamentare t\u00eb 17 n\u00ebntorit 2007, dhe Hashim Tha\u00e7i u zgjodh kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs m\u00eb 9 janar 2008. Tash do t\u00eb ishte p\u00ebrnj\u00ebmend kryeminist\u00ebr, kryeministri i par\u00eb i Kosov\u00ebs shtet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tha\u00e7i e lexoi deklarat\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 17 shkurt 2008. Kosova u njoh shpejt nga t\u00eb gjith\u00eb fuqit\u00eb per\u00ebndimore, por edhe m\u00eb tej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partia e Tha\u00e7it do t\u00eb ngrihej n\u00eb rezultatet e zgjedhjeve pasuese, megjith\u00ebse pjesa paszgjedhore karakterizohej gjithmon\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb formimin e qeverive. N\u00eb disa raste, t\u00eb gjitha partit\u00eb kryesore n\u00eb vend p\u00ebrjashtonin mund\u00ebsin\u00eb e koalicionit me t\u00eb, por n\u00eb fund b\u00ebhej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vitet e para t\u00eb Tha\u00e7it n\u00eb pushtet karakterizohen me nisjen e disa projekteve t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore, si nd\u00ebrtimi i autostrad\u00ebs q\u00eb e lidh\u00eb Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qeverisja e tij akuzohej nga disa organizata joqeveritare brenda dhe jasht\u00eb vendit p\u00ebr korrusion e nepotiz\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Joe Biden, presidenti aktual i SHBA-s\u00eb, e kishte cil\u00ebsuar Tha\u00e7in si \u201cGeorge Washingtoni i Kosov\u00ebs\u201d n\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb vitit 2011 Tha\u00e7i fitoi s\u00ebrish dhe mbeti n\u00eb krye t\u00eb shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mandati i tij i dyt\u00eb si kryeminist\u00ebr s\u2019ishte i leht\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht pasi senatori zviceran n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, Dick Marty publikoi nj\u00eb raport ku e akuzonte Tha\u00e7in dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr trafikim organesh, q\u00eb pretendohej se u ishin marr\u00eb t\u00eb ndaluarve serb\u00eb n\u00eb vitet 1999 dhe 2000.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partia e tij doli e para edhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 2014, por kryeminist\u00ebr u b\u00eb Isa Mustafa, at\u00ebher\u00eb kryetar i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Tha\u00e7i u b\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin pasues, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2015, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs me shumic\u00eb votash i kishin votuar ndryshimet kushtetuese q\u00eb do ta mund\u00ebsonin themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale. Pas nj\u00eb seance t\u00eb gjat\u00eb, 82 deputet\u00eb kishin votuar pro themelimit, pes\u00eb kishin qen\u00eb kund\u00ebr, nd\u00ebrsa nj\u00eb kishte abstenuar. Kjo gjykat\u00eb supozohej se do t\u2019i hetonte pretendimet e Dick Martyt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tha\u00e7i avokonte m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj gjykate, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse s\u2019do ta b\u00ebnte Kosova, do ta kishte b\u00ebr\u00eb K\u00ebshilli i Sigurimit i Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2016, kryetari i PDK-s\u00eb dha dor\u00ebheqje nga partia p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb president i vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jasht\u00eb Kuvendit mbahej nj\u00eb protest\u00eb e organizuar nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta penguar votimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij si shef i shtetit, Hashim Tha\u00e7i mbahet n\u00eb mend p\u00ebr negociatat me presidentin serb, Aleksandar Vu\u00e7iq n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare. Shk\u00ebmbimi i territoreve ishte nj\u00eb ide t\u00eb cil\u00ebn Tha\u00e7i e shtynte p\u00ebrpara dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u akuzua nga kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai po udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb Washington p\u00ebr bisedime me Serbin\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb kur n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020 Prokuroria n\u00eb Hag\u00eb njoftoi se ka paraqitur aktakuz\u00eb kund\u00ebr tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti, Tha\u00e7i dhe kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb e ushtarak\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u d\u00ebrguan p\u00ebr n\u00eb paraburgim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arrestimet erdh\u00ebn pasi nj\u00eb gjyqtar i procedur\u00ebs paraprake i Gjykat\u00ebs Speciale kishte konfirmuar aktakuz\u00ebn ndaj kat\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ata u akuzuan p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Aktakuza i b\u00ebnte p\u00ebrgjegj\u00ebs Tha\u00e7in, Veselin, Krasniqin e Selimin p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh q\u00eb pretendohej se ishin kryer n\u00eb disa qendra ndalimi gjat\u00eb viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzoi ata edhe se kan\u00eb qen\u00eb ose duhej t\u00eb ishin n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre krimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas gati gjasht\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb paraburgim, pas nj\u00eb procesi t\u00eb st\u00ebrzgjatur gjyq\u00ebsor dhe tre vjet\u00ebsh seancash q\u00eb dukeshin si t\u00eb pafundme, ish-presidenti i Kosov\u00ebs u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, kopsiti xhaket\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":9219,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"give_campaign_id":0,"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[],"class_list":["post-9218","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9218"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9218\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9220,"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9218\/revisions\/9220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/liriajeniju.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}